Pas që u përjashtuan mediat gjatë raportimit të KOSTT në Komisionin për Ekonomi, ka reaguar ashpër deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila ka thënë se Vetëvendosje ka për qëllim dëmtimin e kësaj kompanie dhe punësimin e militantëve të vet, raporton InLajmi.
“Unë si përfaqësuese e LDK-së normalisht që e kam kundërshtuar një gjë të tillë sepse ne në materiale nuk kam parë diçka konfidenciale që është dashur të fshihet nga mediat, dhe janë po këta në pushtet që kanë kundërshtuar përjashtimin e mediave dhe kanë pasur raporte të mira sa kanë qenë në opozitë. KOSTT është një ndërmarrje e suksesshme dhe qëllimi i tyre është me dëmtua këtë kompani, dhe të rehatojnë militantet e tyre”, tha Bunjaku-Rexhepi.
Bunjaku – Rexhepi ka bërë të ditur se brenda në komision dhe raportimit të KOSTT po diskutohet për çështjet e brendshme organizative.
“Po diskutojnë çështjet e brendshme organizative, kështu që jam e pajtimit për riorganizim, dhe mendoj që të gjitha diskutimet duhet të jenë të hapura sepse nuk jemi gjyqtarë në rast që ka ndonjë shkelje, dhe jo të shantazhojnë bordet sepse nuk jemi në komunizëm”, theksoi tutje ajo. /InLajmi/