Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje qytetarëve për tu vaksinuar, transmeton InLajmi.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se Delta vdekjeprurëse është në rritje dhe zgjidhja e vetme është vaksinimi.
Ata gjithashtu kanë thënë se kur jeni të vaksinuar nuk ka gjasa të merrni koronavirusin, mund ta merrni, por do të jetë vetëm një rast i butë.
Tutje kanë thënë që të mos bini pre e dezinformatave.
Postimi i plotë i tyre:
Me Delta vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive. /InLajmi/