WhatsApp po nxjerr një risi që lejon përdoruesit të dërgojnë fotografi ose video të cilat zhduken pasi të shihen 1 herë, transmeton InLajmi.
Pasi marrësi hap imazhin për herë të parë, “shiko një herë” e fshin atë, pa e ruajtur në telefon.
WhatsApp tha se funksioni kishte për qëllim t’u japë përdoruesve edhe më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre.
Sidoqoftë, qeveria po përballet me një sfidë ligjore mbi përdorimin e “mesazheve vetë-shkatërruese” në aplikacionet e mesazheve të koduara.
Pasiqë, fushatat e transparencës thonë se eliminojnë llogaridhënien dhe rekordin public, shkruan BBC.
WhatsApp e ka përqendruar marketingun e funksionit të ri tek konsumatorët e rregullt, duke thënë se mund të përdoret për të hedhur edhe fotografi personale, kur provoni rroba në një dyqan dhe pyesni një partner se si duken, ose kur dërgoni ndonjë fjalëkalim./InLajmi/