Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bajgorë, komuna e Podujevës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë vetaksident, shoferi e ka humbur kontrollin për arsye ende të panjohura, derisa 3 persona kanë mbetur të lënduar
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar, Ahmeti.
Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./InLajmi/