Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje rreth sulmit fizik që I’u bë punëtorit të sigurimit në Spitalin e Gjakovës, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i policisë, Nysret Xhurkaj, ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht sigurimin, dhe i kanë marrë një qafore ari në vlerë afro 2000 euro, si dhe i kanë thyer telefonin.
Xhurkaj tha se: “Datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover” . Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njejtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbeten te pa identifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi”. /InLajmi/