Policia e Kosovës ka njoftuar për një person me lëndime trupore në Minierën e Trepçës, përcjell InLajmi.
Nga raporti i policisë u bë me dije se viktima mashkull, kishte rënë në një gropë rreth 2 metra të thellë, ku më pas atij i është ofruar ndihmë mjekësore.
Njofimi i plotë i policisë:
Miniera Trepça, Mitrovicë 03.08.2021 – 10:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/