Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive të koronavirusit, përcjell InLajmi.
Janë gjithsej 154 raste të regjistruara në Prishtinë, e ndjekur nga komuna e Ferizajt me 77 raste aktive, Gjilani me 73 e më pas Gjakova me 51.
Prishtina mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në vendin tonë. Kryeqyteti numëron 154 raste të tilla.
Me më pak raste vazhdojnë të mbesin komunat Podujevë dhe Mitrovicë me 36 raste aktive, Pejë 31, Klina 30, Prizren 29, Viti 24, Lipjan 23, Skenderaj 21, Gllogoc 18, Obiliq 15, Rahoveci 14, Kaçaniku 12, Vushtrria 10, Istogu 8, Kamenica 7 dhe Fushë Kosovë 6 raste aktive.
Nga 5 ose më pak raste janë regjistruar në Deçan, Suharekë, Shtime, Malishevë, Dragash dhe Graçanicë.
Ndërsa, nga shifrat e dhëna deri tani vendi ynë numëron në total 108.623 raste të konfirmuara me koronavirus ku ka pasur 2.267 humbje jete./InLajmi/