• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 17 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Krasniqi: Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë është paralajmërim për kujdes shtuar

J G nga J G
4 August 2021
në Kosovë
0 0
0
Krasniqi: Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë është paralajmërim për kujdes shtuar
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë është paralajmërim për kujdes të shtuar kundër përhapjes së mëtejme së këtij virusi, thotë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi.

Ai shton se tash për tash, me numrin aktual të të infektuarve, situata është e menaxhueshme, por thekson se duhet pasur kujdes në këtë drejtim.

Numri i rasteve me COVID-19 është në rritje ditëve të fundit në Kosovë, kurse më 4 gusht u regjistruan 221 raste të reja, pas testimit të 3.160 mostrave. Mbi 100 raste të infektimeve janë të grup moshës 20-39 vjeç.

Në spitalet e përgjithshme në Kosovë janë të shtrirë 107 pacientë, kurse në Klinikën Infektive në Prishtinë janë 34 pacientë, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 90% e rasteve të infektimit me COVID-19 janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, që është më ngjitës, është bërë dominues edhe në Kosovë. Instituti, mostrat për variantin Delta, i dërgon jashtë vendit për t’i analizuar.

Ndërkaq, të paktën 5 persona të cilët kanë qenë të vaksinuar janë infektuar me koronavirus, kurse 2 prej tyre, kanë qenë të vaksinuar me të 2 dozat e vaksinës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja e pacientëve në fjalë, nuk është e rëndë.

“Pacientët janë të shtrirë, por janë duke manifestuar forma të lehta klinike dhe shpresoj që shumë shpejt do të lirohen”, thotë Vishaj.

Nga ana tjetër, infektologu Sali Ahmeti, thotë se simptomat e variantit Delta, duket të jenë të ngjashme me ato të variantit të parë të virusit.

“Në rastet tona, nuk kemi parë ndonjë ndryshim të veçantë klinik dhe pothuajse që manifestimet klinike janë të ngjashme sikurse me virusin origjinal”, thotë ai.

Të mbahen maskat dhe të ruhet distanca

Ahmeti shton se respektimi i masave kundër pandemisë duhet të vazhdojë, në të kundërtën, sipas tij, numri i të infektuarve do të rritet.

“Unë mendoj se maskat duhet të vazhdohet që të mbahen, qoftë edhe nga personat e vaksinuar, në mënyrë të veçantë dhe gjithsesi edhe nga ata të pavaksinuar. Duhet të ruhet e mbahet distanca si dhe të mbahet higjiena personale. Këto janë disa masa mbrojtëse të cilat duhet të përfillen e të respektohen. Ne jemi ende në pandemi dhe nuk e kemi përfunduar”, thotë Ahmeti.

Për epidemiologun Isuf Dedushaj, rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19, është shqetësuese.

Ai konsideron që nëse vazhdon një trend i tillë i infektimeve, duhet të merren masa që do të parandalonin përhapjen e mëtejme të infeksionit.

“Njerëzit kanë harruar edhe si ka qenë pandemia. E vetmja mënyrë është që të rritet numri i përfshirjes në vaksinim. E nëse vazhdon kështu rritja enorme, mandej sigurisht se duhet të merren dhe masa të tjera kundër pandemisë”, thotë Dedushaj.

“Rritja e përnjëhershme, do të thotë 100 për qind, shtyn që të ndalohen tubimet masive dhe vendosja e maskave të jetë e obligueshme në vendet ku ka numër të madh të qytetarëve. Nuk ka tjetër rrugëdalje. Vetë fakti që varianti Delta ka marrë hov gjithandej globit dhe shtetet e fuqishme, edhe pse kanë bërë një mbulim të mirë me vaksina, kanë nisur të aplikojnë masat parandaluese, në radhë të parë përdorimin e maskave në vendet publike”, shton ai.

Masat kundër pandemisë në Kosovë tashmë janë liruar pothuajse krejtësisht. Po ashtu, edhe mbajtja e maskave nëpër rrugë është rralluar.

Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës e as në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse po e shqyrtojnë mundësinë e kthimit të disa masave kundër pandemisë.

Ndërkaq, disa qytetarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

Gani Hoxha, 22 vjeç, që studion për infermieri, mendon se masat parandaluese duhet të respektohen më shumë nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

“Duhet të ketë më shumë masa parandaluese. Nëse ato zbatohen, do të ulet edhe numri i të infektuarve”, thotë Hoxha.

“Unë e kam kaluar virusin dhe jam vaksinuar dhe në tubime nuk dal shumë. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk mbaj maskë. Besoj se do t’i ashpërsojnë masat, por pasi të kryhet kjo faza e mërgimtarëve apo turistëve”, thotë Behar Krasniqi, qytetar nga Prishtina, agronom me profesion.

Ndërkaq, Ardian Shala thotë se secili qytetar duhet të vendosë nëse do të mbajë maskë apo jo dhe se sipas tij, masat e reja kundër COVID-19 nuk janë të nevojshme.

“Nuk e di çka të them, por nuk mendoj që është zgjidhje e mirë që të ashpërsohen masat”, thotë Shala.

Deri më 4 gusht, në Kosovë janë administruar 460.297 doza të vaksinës kundër koronavirusit, kurse 162.807 qytetarë janë vaksinuar të 2-ja dozat e vaksinës.

Tags: KoronavirusValbon KrasniqiVarianti Delta
Postimi i mëparshëm

Detaje nga Shërbimet Publike dhe Emergjenca për vdekjen e 64 vjeçarit nga Malisheva

Postimi tjetër

Çfarë do të ndodhë me Manaj, ofertat për të nuk ndalen

Të ngjajshme Postime

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
Kosovë

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026
IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
Kosovë

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

15 January 2026
BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove
Kosovë

BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove

15 January 2026
Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë
Kosovë

Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë

15 January 2026
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Detaje nga aksioni në Veri kundër lojërave të fatit, intervistohen 3 të dyshuar, dy të tjerë po kërkohen nga Policia

15 January 2026
Postimi tjetër
Çfarë do të ndodhë me Manaj, ofertat për të nuk ndalen

Çfarë do të ndodhë me Manaj, ofertat për të nuk ndalen

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu