Vendi ynë sot ka pranuar një kontigjent të vaksinave, AstraZeneca/ Oxford COVID-19, gjegjësisht 38.400 doza të prokuruara nga UNICEF-i përmes COVAX-it, përcjell InLajmi
Këtë e ka bërë me dije, Programi i UNICEF-it në Kosovë, derisa tutje ka shtuar se kjo është dërgesa e 4-rtë e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, përmes COVAX.
Bëhet me dije, përmes postimit të këtij Programi se me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës.
Ndryshe, deri më tash zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur disa herë Ministrinë e Shëndetësisë me donacione të vaksinave.
Postimi i plotë:
Sot, Kosova pranoi 38,400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes COVAX-it. Kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX.
Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211,420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX. Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme.
Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës. #Vaksinohu./InLajmi/