• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ja sa mund të zgjas burgu për zjarrvënie të qëllimshme

J G nga J G
4 August 2021
në Kosovë
0 0
0
Ja sa mund të zgjas burgu për zjarrvënie të qëllimshme
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajone të ndryshme të Kosovës në javën e fundit, një qytetar i Malishevës ka vdekur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e tij dyshohet të jetë shkaktuar nga tymi i zjarrit.

Për zjarrvënie të qëllimshme, në 2 ditët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona.

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas nenit 322 të këtij kodi, kjo vepër penale është e dënueshme nga 6 muaj deri në 10 vjet burgim, varësisht formës së kryerjes së përcaktuar në kod.

“Nëse si rrjedhojë e zjarrvënies vije deri te humbja e jetës së ndonjë personi, Kodi Penal ka përcaktuar se kryerësi mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm”, thuhet në kod.

Medina Kadriu, hulumtuese ligjore në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), që monitoron punën e gjykatave në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dënime të kësaj natyre.

“Një dënueshmëri e kësaj natyre, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në fakt flet edhe për rrezikun që ka kjo vepër penale. Gjatë monitorimit të sistemit gjyqësor, ne kemi parë se nuk ka shumë raste që janë proceduar sipas kësaj vepre penale, aq më pak në drejtim të zjarrvënies ndaj pyjeve”, tha Kadriu.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, të mërkurën, ka njoftuar edhe për incidente tjera të shkaktuara nga zjarret.

Berisha: Djegia e hamulloreve nuk i sjell dobi askujt

Bajram Berisha, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, tha se shteti i Kosovës duhet t’ua bëjë me dije qytetarëve se djegia e hamulloreve të tyre rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Sipas tij, nëse zjarret e fundit që kanë përfshirë rajone të ndryshme të Kosovës, kanë ardhur si pasojë e djegies së hamulloreve, fajtorët duhet të dënohen.

“Dëmi është i madh, jashtëzakonisht i madh për faktin se po rrezikohet popullsia dhe natyrisht se dobia është zero sepse djegia e hamulloreve nuk është që i ndihmon ato. Të gjithë e dinë se kjo është e dënueshme që në një temperaturë të bëhen djegie të tilla, sepse nuk mund ta kontrollojë askush”, tha Berisha.

Djegia e hamulloreve, sipas profesorit Berisha, nuk duhet të ndodhë sepse nuk i ndihmon kulturës bujqësore.

“Njerëzit nuk janë të përgjegjshëm mjaftueshëm…që ta rrezikojnë tërë qytetin ose tërë shtetin me djegiet që i bëjnë, në njërën anë e rrezikojnë dhe në anën tjetër nuk përfitojnë asgjë. E dëmtojnë edhe pasurinë e vetë, edhe arat e veta dëmtohen shumë me djegien e hamulloreve” , tha Berisha.

Zjarret, ende aktive

Nehat Koqinaj, zëdhënës në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, tha se zjarri në disa pjesë vazhdon të jetë aktiv dhe të kërcënojë me shtrirje të mëtutjeshme.

Ai tha se përgjegjës për këto zjarre janë vetë njerëzit.

“Zjarret të cilat kanë ndodhur në vise më të ulëta, janë kryesisht prej hamulloreve, prandaj arsyeja e këtyre zjarreve gati gjithandej, është prej faktorit njeri. Jo pa qëllim, por me qëllim” , tha Koqinaj.

Koqinaj tha se situata më e rënduar është në Bjeshkët e Nemuna dhe në fshatrat turistike në Rugovë të Pejës.

Dhjetëra hektarë sipërfaqe janë djegur nga zjarret në Zhiti dhe Pozheran të Vitisë dhe fshatrat Sopniq dhe Xërxë të Rahovecit.

Zjarret ka pasur edhe në një hapësirë pyjore në Bjeshkët e Moknës në Istog dhe në Shtupeq i Madh në Pejë si dhe në Bjeshkën e Baballoqit në Deçan.

Në Sfërk të Klinës, një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Pse fermerët i djegin hamulloret?

Profesori i Lavërtarisë, Imer Rusinovci, shpjegon arsyen se pse fermerët i djegin hamulloret pas korrjes së grurit.

Sipas tij, fermerët thonë se kanë më të lehtë të punojnë tokën nëse fillimisht i djegin mbetjet e kashtës pas korrje-shirjeve.

“Në bazë të shumë sondazheve në terren që i kemi bërë me njerëz, me fermerë të pandërgjegjshëm, logjika e tyre është që e djegin pasi kur të lëvrohet toka është më lehtë të lëvrohet, sepse nëse nuk digjet, kashta iu pengon gjatë lëvrimit sepse mbetet shumë kashtë pa korrur”, tha Rusinovci.

Ai tregoi se çfarë duhet të bëjnë fermerët në vend që të djegin hamulloret.

“Do të ishte mirë që pas korrje-shirjeve të përmbyset ose të bëhet një lavër e cekët, që kashta t’i nënshtrohet proceseve të mineralizimit, por jo të digjen, absolutisht”, tha profesori Rusinovci.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të mos ndezin zjarre sepse përveç ndëshkimeve sipas legjislacionit në fuqi, po rrezikojnë edhe jetën dhe pronën e banorëve përreth.

Tags: Dënim me burgPolicia e KosovësZjarret
Postimi i mëparshëm

Mbi 38 mijë doza të vaksinave anti-Covid kanë mbërritur në Kosovë

Postimi tjetër

Biden i uron ditëlindjen Obames: Krenar që ju quaj vëlla

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Postimi tjetër
Biden i uron ditëlindjen Obames: Krenar që ju quaj vëlla

Biden i uron ditëlindjen Obames: Krenar që ju quaj vëlla

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu