• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

Ja pse deti është i kripur

J G nga J G
4 August 2021
në Kuriozitete
0 0
0
Ja pse deti është i kripur
0
SHPERNDARJE
154
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse e gjithë kripa që është në det do të përhapej njësoj në tërë tokën e thatë, do të formonte një shtresë më se 150 metra të trashë—sa një pallat 45-katësh. Nga vjen e gjithë kjo kripë, ndërkohë që shumë përrenj dhe lumenj me ujë të ëmbël derdhen në oqeane

Shkencëtarët kanë zbuluar disa burime:

Një burim është toka nën këmbët tona. Ndërsa uji i shiut depërton pak nga pak në tokë e shkëmbinj, ai tret sasi të vogla mineralesh, përfshirë kripërat dhe përbërësit e tyre kimikë, të cilët i merr me vete dhe i derdh në det me anë të përrenjve e lumenjve. Sigurisht, përqendrimi i kripës në ujërat e ëmbla është shumë i vogël, prandaj shija e saj as që ndihet.

Një burim tjetër janë mineralet kripëformuese që ndodhen në koren e tokës nën ujërat e oqeaneve. Uji depërton në shtratin e detit nëpërmjet të çarave, tejnxehet dhe rikthehet në sipërfaqe bashkë me mineralet e tretura në të. Burimet me ujëra termale—disa nga të cilat formojnë gejzerë thellë në det—e derdhin në det «supën kimike» që formohet si pasojë

Në një proces të kundërt me rezultat të ngjashëm, vullkanet nënujore nxjerrin sasi të mëdha gurësh të nxehtë në oqeane, dhe këta gurë çlirojnë elemente kimike në ujë

Një tjetër burim i mineraleve është era, e cila grimcat që merr me vete nga toka i çon në det (4). Të gjitha këto procese e bëjnë ujin e detit një tretësirë që përmban gati çdo element të njohur. Gjithsesi, kripa kryesore është kloruri i natriumit, ose kripa e zakonshme që përdorim për të gatuar. Ajo përbën 85 % të kripërave të tretura dhe është arsyeja kryesore pse uji i detit është i kripur.

Kripërat janë të përqendruara në det, sepse uji që avullon nga oqeani është pothuajse i pastër. Mineralet mbeten aty. Në të njëjtën kohë, minerale të tjera futen në oqeane dhe prapëseprapë përqendrimi i kripës qëndron i pandryshueshëm, rreth 35 për mijë. Pra është e qartë se, sa kripëra dhe minerale shtohen, aq edhe largohen. Nga kjo lind pyetja: ku shkojnë kripërat?

Shumë prej përbërësve të kripërave thithen nga organizmat e gjallë. Për shembull, polipët koralorë, molusqet dhe krustacet gëlltitin kalciumin, një përbërës të kripës, që u shërben për të formuar guaskat dhe skeletet. Algat mikroskopike të quajtura diatome thithin silicë nga uji i detit. Baktere dhe organizma të tjerë konsumojnë lëndë organike të shpërbëra. Kur këta organizma ngordhin apo i hanë gjallesa të tjera, kripërat dhe mineralet që gjendeshin në trupat e tyre përfundojnë në shtratin e detit ose si gjë pa jetë, ose si jashtëqitje.

Mjaft kripëra që nuk largohen nga proceset biokimike, ikin në mënyra të tjera. Për shembull, argjila dhe materiale të tjera tokësore që përfundojnë në oqeane me anë të lumenjve, rrjedhave ujore dhe derdhjeve vullkanike, kombinohen me disa kripëra të veçanta dhe i çojnë në fund të detit. Gjithashtu disa kripëra përzihen me gurë. Kështu pra, me anë të gjithë këtyre proceseve një pjesë e mirë e kripës përfundon në fund të detit.

Megjithatë, shumë studiues mendojnë se këtë cikël e plotësojnë proceset gjeofizike në periudha shumë të gjata kohore. Korja e tokës është e përbërë nga pllaka gjigante. Disa nga këto takohen në zonat subdiksione, ku njëra pllakë shkon më poshtë se tjetra dhe zhytet në mantelin e nxehtë të tokës. Zakonisht, pllaka më e rëndë oqeanike rrëshqet më poshtë se pllaka kontinentale ngjitur me të, që është më e lehtë. Në të njëjtën kohë merr me vete edhe sedimentet me kripëra, tamam si një shkallë e lëvizshme gjigante. Në këtë mënyrë, një pjesë e madhe e kores së tokës riciklohet ngadalë . Tërmetet, vullkanet dhe krijimi i luginave tektonike, janë tri dukuri të këtij procesi.

Qëndrueshmëri e mahnitshme

Kripësia e oqeanit ndryshon nga vendi në vend, dhe disa herë nga stina në stinë. Ndër ujërat jo të mbyllura më të kripura janë ato të Gjirit Persik dhe të Detit të Kuq, pasi avullimi është i madh. Në zonat oqeanike ku derdhen lumenj të mëdhenj ose bien shumë reshje, niveli i kripësisë është më poshtë se mesatarja. Po kështu edhe ujërat afër akujve polarë janë më pak të kripura, sepse akujt që shkrijnë janë ujë i ëmbël. Ndërsa kur formohet akull, ujërat përreth bëhen më të kripura. Por, në përgjithësi, kripësia e oqeaneve është mjaft e qëndrueshme.

Po ashtu, uji i detit e ka relativisht të qëndrueshme vlerën e pH—vlera që tregon se sa acide ose sa bazike është një lëndë; 7-ta është neutrale. pH i ujit të detit shkon nga 7.4 deri në 8,3—pra është fare pak bazik. (Gjaku ynë e ka pH rreth 7.4.) Nëse pH do të ishte më i ulët se kjo shifër, oqeanet do të ishin në rrezik të madh. Në fakt, kësaj ia kanë frikën tani disa shkencëtarë. Një pjesë e madhe e dyoksidit të karbonit që njerëzit po shtojnë në atmosferë, përfundon në oqeane. Aty hyn në reaksion me ujin dhe formon acidin karbonik. Prandaj aktiviteti njerëzor dalëngadalë ndoshta po i bën më acide oqeanet, përcjell Gazeta Metro.

Ende nuk kuptohen plotësisht shumë prej proceseve që e mbajnë ujin e detit të qëndrueshëm kimikisht. Prapëseprapë, ajo çka kemi mësuar nxjerr në pah mençurinë e paanë të Krijuesit, i cili kujdeset për veprën e duarve të tij.

Tags: DetiKripaShkenctaret
Postimi i mëparshëm

Kosova ka ngritje për 5 pozita në renditjen më të re të FIFA-s

Postimi tjetër

Edhe kjo i ka ndodhur Osman Azemit, do të qeshni me lotë

Të ngjajshme Postime

Mijëra gjurmë dinosaurësh 210 milionë vjeçare u zbuluan në një mal në Itali
Kuriozitete

Mijëra gjurmë dinosaurësh 210 milionë vjeçare u zbuluan në një mal në Itali

16 December 2025
Shoferi i autobusit nga Teksasi shpallet më i vjetri në botë, 95 vjeç
Kuriozitete

Shoferi i autobusit nga Teksasi shpallet më i vjetri në botë, 95 vjeç

25 November 2025
VIDEO / Një motoçiklist kërcen në mes të dy rimorkiove në lëvizje të kamionëve
Kuriozitete

VIDEO / Një motoçiklist kërcen në mes të dy rimorkiove në lëvizje të kamionëve

20 November 2025
Çifti largohet nga shtëpia me qira për të jetuar në një kontejner transporti – gjatë këtij procesi kursyen 400,000 dollarë
Kuriozitete

Çifti largohet nga shtëpia me qira për të jetuar në një kontejner transporti – gjatë këtij procesi kursyen 400,000 dollarë

4 November 2025
A e dinit se kafshët shtëpiake marrin karakterin e vetë pronarit? Ja si
Kuriozitete

A e dinit se kafshët shtëpiake marrin karakterin e vetë pronarit? Ja si

28 October 2025
A e dini që macet mund të flenë deri në 16 orë në ditë?
Kuriozitete

A e dini që macet mund të flenë deri në 16 orë në ditë?

27 October 2025
Postimi tjetër
Edhe kjo i ka ndodhur Osman Azemit, do të qeshni me lotë

Edhe kjo i ka ndodhur Osman Azemit, do të qeshni me lotë

Lajmet e fundit

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu