Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur një konferencë për medie ku ka folur për audio-incizimet të cilat janë publikuar nga mediat dhe kanë të bëjnë me sektorin e drejtësisë, raporton InLajmi.
Haxhiu rreth këtyre audio-incizimet ka thënë se është duke ndodhur një skandal shumë i madh ku ka thirrur reagime nga shoqëria civile, mediat dhe nga institucionet.
“Nuk kemi parë reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile. Nuk po ndodh e njëjta siq ka ndodhur me aferën Pronto, po ndodh një skandal shumë i madh ndaj të cilit nuk po ka asnjë reflektim. Si ministre thërras reagim shoqëror, qoftë nga mediat, shoqëria civile por edhe institucionet”, tha Haxhiu.
Sipas ministrisë së Drejtësisë rreth këtij skandali është e pa pranueshme të flas vetëm Qeveria, ku gjithashtu ka thënë se procesi i vettingut është i pashmangshëm
“Një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë që për një skandal të tillë të flas vetëm Qeveria, dhe institucionet tjera të heshtin”, ka thënë Haxhiu.
“Askush nuk ka dilemë se Vettingu në sistemin e drejtësisë është shumë i rëndësishëm. Bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial që të ndërmarrin urgjentisht hapa në këtë drejtim dhe të hetojnë të gjithë ata persona që cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë”, ka deklaruar Haxhiu. /InLajmi/