Rugova e Pejës, duket se aktualisht po përballet me një gjendje mjaft shqetësuese, përcjell InLajmi.
Nga disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, duken zjarret në Rugovë që po u afrohen edhe shtëpive të banimit.
Situatë e ngjashme me zjarre duket se po ngjet në shumicën e vendeve të Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa deri tani Forcat e Kosovës kanë larguar disa nga banorët nga vendet më të rrezikuara.
Ndërkohë, policia e vendit ka vazhduar të arrestojë persona të dyshuar për ndezjen e qëllimshme të vatrave të reja të zjarrve./InLajmi/