Nga Spitali i Gjakovës, në orët e para të mëngjesit është njoftuar se është sulmuar fizikisht punëtori i sigurimit fizik, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se punëtori ka pësuar lëndime të rënda trupore nga disa persona të papërgjegjshëm, duke bërë thirrje për organet kompetente që të mirren me rastin.
“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”,thuhet në njoftim.
Nga menaxhmenti i spitalit u dënua ky rast duke shpresuar për mospërsëritje dhe siguri në vend të punës./InLajmi/