Kryetari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Lumir Abdixhiku ka pasur takime përbajtësore me veprimtarë dhe udhëheqës të Degës së LDK-së në Gjermani dhe Suedi, përcjell InLajmi.
“Degët tona në Gjermani dhe Suedi gjithmonë ishin pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve jo vetëm në kuadër të LDK-së, por edhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Gjatë takimeve u diskutua për zgjedhjet lokale të tetorit, edhe pse në mërgim, bashkatdhetarët tonë asnjëherë nuk e harruan vendlindjen e tyre.
“Jemi të bindur se ky koordinim dhe kjo frymë unifikimi do sjell rezultate pozitive në zgjedhjet lokale”, ka vazhduar ai. /InLajmi/