4 gusht 1791 – Mes Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-Hungareze u firmos Traktati i Paqes së Sistovës.
4 gusht 1859 – Ka ardhur në jetë shkrimtari norvegjez Knut Hamsun, i cili u bë i famshëm në botë me librin e tij “Uria” dhe është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1920.
4 gusht 1914 – Anglia i shpalli luftë Gjermanisë.
4 gusht 1961 – Në qytetin Honolulu të Ishujve të Havait erdhi në jetë Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
4 gusht 1971 – Hyri në fuqi Protokolli i Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE) për të kaluar në Tregun e Përbashkët.
4 gusht 1976 – Mbreti i Spanjës, Juan Carlos i fali të burgosurit politikë dhe filloi procesin e Kushtetutës së re pas regjimit të Frankos.
4 gusht 2005 – Regjisori, skenaristi dhe autori turk Safa Önal hyri në Librin e Rekordeve “Guinnes” me 395 skenarë filmash.
4 gusht 2008 – Në tragjedinë që ndodhi në tempullin Naina Devi të shtetit verior Himakal Pradesh të Indisë si pasojë e turrit të turmës së frikësuar humbën jetën nga shtypja 145 vetë.