KQZ ka bërë të ditur se deri më tani rreth 1000 qytetarë kanë kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre, raporton InLajmi.
Kreu i Sekretaritit Burim Ahmetaj, ka njoftuar se deri më tani janë 933 kërkesa, prej tyre 783 janë paraqitur përmes platformës online nga ueb faqja e KQZ-së dhe 150 kërkesa janë paraqitur përmes formularëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komuna të ndryshme.
Ndërsa është bërë e ditur se periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës do të përfundojë më 7 Shtator.
Po ashtu, Ahmetaj ka njoftuar se nga data 10 Korrik deri më 3 Gusht janë pranuar 2101 aplikacione për regjistrim nga votues jashtë vendit./InLajm/