Libani ka shënuar përvjetorin e parë të shpërthimit katastrofik të portit të Bejrutit, transmeton InLajmi.
1 vit pas shpërthimit, banorë të shumtë vazhdojnë të shprehin zemërim dhe trishtim duke kërkuar drejtësi për viktimat.
Kujtojmë se shpërthimi, i shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit të ruajtur në mënyrë të pasigurt në port për vite me radhë, la mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur
Megjithatë deri tani, asnjë zyrtar i lartë nuk është mbajtur përgjegjës, duke zemëruar shumë libanezë.
Hetimi libanez për shpërthimin është duke ngecur pasi kërkesat për të pyetur politikanë të lartë dhe ish -zyrtarë janë refuzuar.
Ky ishte shpërthimi më i madh jo-bërthamor i regjistruara ndonjëherë, dhe u ndje deri në Qipro, më shumë se 240 km larg.
Familjet e viktimave kanë organizuar demonstrata duke kërkuar drejtësi për ata që humbën jetën.
Dëmi është ende i dukshëm në pjesën më të madhe të Bejrutit, ndërsa porti i ngjan një vendi me bomba, shkruan Reuters.
Në një ndërtesë me pamje nga porti është vendosur një flamur i madh ku shkruhet: “Pengjet e një Shteti Vrasës”./InLajmi/