Dukuria e zjarrvënies edhe në vendin tonë po vazhdon, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë dukuri ka reaguar Policia e Kosovës duke thënë se “zjarrvënia” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” janë vepra penale të përcaktuara me ligj.
E Policia e Kosovës sonte ka pranuar informacionin se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendet një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine. Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar Zjarrfikësit.
Tutje, bëhet me dije përmes një njoftimi nga PK, se lidhur me këtë rast, zyrtarët policor kanë ndaluar një person të dyshuar, janë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme
Ndryshe, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.
Postimi i plotë i tij:
“Zjarrvënia” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” janë vepra penale të përcaktuara me ligj, Policia në bashkëpunim me autoritetet kompetente po ndërmerr masa aktive për parandalimin dhe hetimin e këtyre rasteve
Prishtinë, më 3 gusht 2021
Duke iu referuar temperaturave të larta dhe erërave, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.
Policia e Kosovës më datë 03.08.2021, ka pranuar informacionin se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendët një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine. Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar Zjarrfikësit.
Zyrtarët policor kanë ndaluar një person të dyshuar, janë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme./InLajmi/