Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë avokati Besnik Blakaj nga Peja, përcjell InLajmi.
Nga Oda e Avokatëve kanë bërë të ditur se varrimi i të nderit do të bëhet me 03.08.2021, në ora 17:00 në fshatin Vrellë të komunës së Istogut.
Tutje kanë bërë të ditur se Avokati Besnik ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë.
Njoftimi i tyre i plotë:
Ndërroj jetë avokati Besnik Blakaj nga Peja!
03.08.2021, Pejë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 03.08.2021, në fshatin Vrellë – Komuna e Istogut, në ora 17:00.
Avokati, Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 08.09.1993, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 20.09.2003 në Prishtinë.
Avokati Besnik ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë. /InLajmi/