Në fshatin Babush të komunës së Ferizajt, gjatë ditës së martë ka shpërthyer zjarri.
Në këtë fshat shihet një pjesë e madhe e sipërfaqëve hamullore ku është përfshirë nga zjarri.
Ndryshe, zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj ka thënë se nga data 29 korrik e deri më dje, në Kosovë kanë qenë 180 vatra të zjarrit, shkruan Reporteri.net.
Ai deklaroi se disa nga këto vatra kanë qenë lehtë të menaxhueshme dhe janë sanuar lehtë.Ndërsa gjendja më e rëndë mbetet në komunën e Pejës ku vatrat e zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, teksa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.