Janë miratuar propozimet për kandidatët për bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim nga Qeveria, raporton InLajmi.
Qeveria e Kosovës ka mabjtur mbledhjen e radhës ku kryeministri Kurti ka thënë se ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së.
“Në programin qeverisës kemi paraqitur ndryshim rrënjësor. Pas miratimit në Kuvend ky bord do të ketë përgjegjësi për këtë transformim. Jo vetëm procesi i privatizimit ka paraqitur probleme. Gjithashtu në qershor të vitit 2012 edhe kreu i kësaj agjencie pat përjetuar vdekje të dhunshme duke marrë lëndime me thikë. Po i propozojmë Kuvendin bordit e drejtorëve të Agjencisë së Privatizimit. Presim të ndërmarrin masa”.
“Pas aprovimit vendimi me kandidat i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”.
Këta janë emrat që janë propozuar për tu bërë anëtarë të këtij bordi: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini. /InLajmi/