Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është thyer rekordi ditore me të vaksinuarit kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas LVV-së, brenda 24 orëve në Kosovë janë vaksinuar 17.322 persona, ku kanë thënë se numri i qytetarëve që po vaksinohen është në rritje.
Nga LVV-ja gjithashtu kanë thënë se duhet të rritet numri i të vaksinuarve në mënyrë që në vjedhtë të jemi më shumë të imunizuar.
Postimi i plotë i tyre:
Thyhet rekordi ditor!
17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të tyre dhe kjo është shenjë e mirë marrë parasysh rrezikun që na kanoset prej variantit delta që edhe te ne ka filluar të përhapet. Duhet ta shtojmë numrin e qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar. Çdo vonesë dëmton e rrezikon seriozisht si shëndetin ashtu edhe ekonominë tonë që mund të mbyllet sërish, andaj caktoni terminin dhe vaksinohuni. /InLajmi/

















