Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kësaj here ka bujtë në një familje në fshatin Bardhosh, familje kjo që jeton në diasporë, por që tash gjendet në vendlindje për pushime, përcjell InLajmi.
Ismaili, po vazhdon këtë iniciativë për të qenë më afër qytetarëve në lagje e fshatra të Komunës së Prishtinës dhe për të ndërtuar diçka që mungon së bashku me qytetarët në atë lagje.
Kësaj radhe ai ka treguar se ka bujtë në një familje në Bardhosh, derisa tha se pritja që ia bënë i’a përkujtoi se askund nuk është si n’atdhe.
“Prandaj, duhemi me dashtë atdheun, qytetin, fshatin e lagjen ku jetojmë. Të gjithë duhet të bashkohemi që ta bëjmë Prishtinën më t’mirë!”, ka shkruar Ismaili.
Postimi i plotë i tij:
Në Bardhosh, familja e axhës Enver na përkujtoi që askund nuk është si n’atdhe!
Prandaj, duhemi me dashtë atdheun, qytetin, fshatin e lagjen ku jetojmë. Të gjithë duhet të bashkohemi që ta bëjmë Prishtinën më t’mirë!
#Bashkeendreqim
/InLajmi/