Goditje e dyfishtë për Celtic.
Klubi i Glasgow në fakt ka zyrtarizuar nënshkrimin e ish-portierit të Tottenham, Joe Hart dhe James McCarthy nga Crystal Palace.
Portieri ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare ndërsa mesfushori ka një kontratë 4-vjeçare.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për mua dhe për karrierën time – tha Hart – dhe jam absolutisht i lumtur që jam në një klub si Celtic”, përcjell IndeksOnline
“Të firmosësh për Celtic – tha McCarthy – është një ndjenjë e mrekullueshme dhe kjo është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time”.