Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar lidhur me zjarret që kanë përfshirë disa qytete të vendit, përcjell InLajmi.
Tutje, kryetari AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me këtë çështje të merret shumë seriozisht, në mënyrë që mos të pësojnë qytetarët.
“Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.
Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.
Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore”, ka shkruar në rrjetet sociale kryetari, Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.
Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.
Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.
Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore.
RH./InLajmi/