Turqia po vazhdon të luftojë zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë vendin, duke detyruar turistët të ikin me varka nga resortet transmeton InLajmi.
Më shumë se 120 zjarre tani janë vënë nën kontroll, por zjarrfikësit vendas dhe ndërkombëtarë ende po luftojnë me 7 zjarre të tjera. Deri tani është bërë e ditur për 8 persona të vdekur.
Kujtojmë se gjatë fundjavës, turistët dhe banorët vendas u desh të evakuoheshin nga qyteti i Bodrumit dhe Marmaris, me anije private që u erdhën në ndihmë ndërsa flakët ishin afruar pranë bregut të detit, shkruan BBC.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse këto zjarre janë shkaktuar me qëllim, ndërsa është raportuar për një të ndaluar nga policia si i dyshuar për zjarrvënie./InLajmi/