Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës, dhe kjo ka bërë që partitë opozitare PDL, LDK dhe AAK të lëshojnë sallën, raporton InLajmi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje fjalën e ka marrë Shefja e Grupit parlamentar, Mimoza Kusari – Lila e cila ka propozuar një mocion për kalimin e pikës për debat parlamentar për 100 ditshin e Qeverisë, duke kërkuar kështu fillimisht hedhjen në votim të Zgjedhjes së kryesuesit dhe 2 anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe Zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Pas kësaj ky mocion është votuar nga deputetët dhe ka kaluar me 56 vota pro. /InLajmi/