Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se zjarret sërisht janë aktivizuar në disa pjesë të Zonës Industriale, përcjell InLajmi.
Muharremaj ka thënë se me të gjitha kapacitet e tyre janë duke u paraqitur ku ka nevojë dhe janë duke intervenuar.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet bashkë mund t’ia dalin përballë kësaj situate.
Postimi i tij i plotë:
Zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale. Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë.
Duhet ta kemi parasyshë që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate.
Bali Muharremaj /InLajmi/