Ministri i Mbrotjes së Kosovës, Armend Mehaj ka vizituar nga afër komunën e Suharekës, pasi që në disa lokacione të kësaj komune kanë shpërthyer zjarret, përcjell InLajmi.
Mehaj ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj kanë qenë në fshatin Bukosh, Vraniq dhe Studenqan për të parë nga afër gjendjen e krijuar.
Mehaj ka bërë të ditur se ashtu si dje edhe sot ka siguruar kryetarin Muharremaj se Ministria e Mbrojtjes do të angazhoj të gjitha kapacitetet e mundshme për të mbështetur autoritetet komunale për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e situatës së krijuar nga zjarret.
Postimi i tij i plotë:
Nga dita e djeshme, zjarri ka shpërthyer në disa zona të komunës së Suharekës.
Sot së bashku me kryetarin e komunës, z.Bali Muharremaj isha në fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan për të parë nga afër gjendjen e krijuar.
Me këtë rast sikur edhe dje, e sigurova kryetarin Muharremaj se Ministria e Mbrojtjes do të angazhoj të gjitha kapacitetet e mundshme për të mbështetur autoritetet komunale për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e situatës së krijuar nga zjarret.
Njësitet tona veç janë në operacion në këto zona sikur edhe në zona tjera në emergjencë.
Kujdesi nga ju qytetarë të dashur, mbështetja kryesore për ne! /InLajmi/

















