Organizata Lëvizja për Demokraci, ka kundërshtuar nismën e Kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama për krijimin e Mini Shengenit ballkanik, raporton InLajmi.
Kjo organizatë ka organizuar një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.
Ndërsa nga kjo Lëvizje, Mexhid Ramica u shpreh se është e papranueshme bashkëpunimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësi tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiq me kriminelin serb i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ne ia kemi prezantuar të gjitha faktet lidhjet e tij me Millosheviqin dhe duke kundërshtuar nismën për Mini Shengen”.
“E ardhmja jonë duhet të jetë nga BE dhe SHBA. Për neve është e pakuptimtë të hyjmë në Mini Shengen ku është edhe Serbia. Ne po e kundërshtojmë edhe Mini Shengenin edhe takimin sepse Serbia nuk ka kërkuar falje ndaj gjenocidit që ka kryer në Kosovë. Na e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia”./InLajmi/




















