Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka dërzuar padinë për fyerje dhe shpifje të zëvendës ministrit të Ministrisë Mjedisit, Hysen Durimishi, përcjell InLajmi.
Sipas Lekaj, Durmishi në një emision televiziv e ka quajtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij “grup kriminal”, gjatë kohës sa ishte në ministri.
Tutje Lekaj ka thënë se janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi.
Ai gjithashtu ka thënë se tani e tutje, ose duhet ta rrudhin gojën ose do t’ju rrudhet xhepi.
Postimi i tij i plotë:
Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendës ministrit të MMPHI, H.Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një “grup kriminal”.
Janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi.
Bile me këto janë krekosur para popullit edhe si guximtar, duke u fshehur prapa imunitetit që ofron ligji kundër fyerjes dhe shpifjes për gjithë ato që fliten në Kuvend dhe në komisione parlamentare nga kushdoqoftë.
Duke e parë se mosreagimi im po e nxitë edhe më shumë shpifjen dhe fyerjen kundër meje, vendosa që t’i drejtohem gjykatës. Aty duhet të tregojnë fakte për vërtetësinë e deklaratave të tyre.
Tani e tutje, ose duhet ta rrudhin gojën ose do t’ju rrudhet xhepi.
Zgjedhja është e tyre! /InLajmi/