Pas arritjes në Kosovës, trajneri Driton Kuka, tha se fitorja, gjegjësisht kthimi me 2 medalje të arta është një mrekulli që nuk e ka pritur as vet, rapoorton InLajmi.
Kuka ka thënë se sonte do të flas pak më shkurt sepse flasin medaljet.
“Dua ta falënderoj në radhë të parë, heronën tonë, Majlinda Kelmendin që në vitin 2016 e nisi këtë rrugë. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi më ka mbetur një moment në kujtesë, kur e kemi bërë një fotografi te pesë rrathët olimpikë dhe shfaqëm synimet t’i fitojmë pesë medalje, tashmë i kemi 3 medalje të arta”, ka thënë ai.
Tutje, Kuka ka falenderuar krerët e shtetit dhe të gjithë ata që i kanë përkrahur.
“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me 2 dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme. Falenderoj kryeministrin dhe presidenten që ishte e pranishme kur Distria e fitoi medaljen e parë. Gjithashtu, i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur”, ka shkruar ai./InLajmi/