Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot një bashkëbisedim me bashkatdhetarë, raporton InLajmi.
Kurti është shprehur se mërgatën nuk e sheh si kapital financiar por njerëzor, duke thënë se mërgata është një pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.
Ai tha se mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm.
“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, është shprehur Kryeministri Albin Kurti./InLajmi/