Komuna e Deçanit, nënpatronatin e kryetarit, Bashkim Ramosaj do të mbajnë festivalin mbarëkombëtare “Eshkë e ndezur mbi shkëlzen”, përcjell InLajmi.
Këtë vit do të shënohet edicioni i 10-të jubilar i Festivalit Folklorik kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri dhe gjithë rapsodve tjerë.
Ky festival do të m,bahet me data 06, 07, 08 Gushtë, ku do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës, nga e gjithë Kosova.
Festivale do të fillojë në qendër të Deçanit, me 06 Gusht 2021, në orën 18:00 me Defilen Festive në drejtimin e bordit të festivalit dhe drejtorit Mustafë Ramaj. /InLajmi/






















