Nëse telefoni funksionon me Android 2.3.7 ose më të vjetër, së shpejti nuk do të jeni në gjendje të identifikoheni në llogarinë tuaj Google në atë pajisje, transmeton InLajmi.
Ky vendim do të hyjë në fuqi pas datës 27 Shtator dhe nga kompania u tha se pas kësaj date ata që do të duan të kyçen nuk do t’u pranohet fjalëkalimi.
“Si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’i mbajtur përdoruesit tanë të sigurt, Google nuk do të lejojë hyrjen në pajisjet Android që funksionojnë me Android 2.3.7 ose më të ulët duke filluar nga 27 Shtator 2021. Nëse hyni në pajisjen tuaj pas 27 Shtatorit, mund të merrni gabime në emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin kur përpiqeni të përdorni produktet dhe shërbimet e Google si Gmail, YouTube dhe Hartat.” u deklaruan nga Google, shkruan The Verge.
Kujtojmë se version i android 2.3.7, është prezantuar para 10 vieteve dhe marrë parasysh se Android ka rreth 3 miliardë pajisje aktive, shumë nga ata që përdorin këtë version do të përballen me ndryshimet e reja./InLajmi/