Deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, në senacën e sotme parlamentare është shprehur se ka pranuar një letër kërcënuese nga bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, raporton InLajmi.
Zejnullahu bëri të ditur se do të ngre padi ndaj tij menjëherë pas përfundimit të kësaj seance.
“Denoncoj kërcënimin që kam marrë nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani. Kërcënimet vijnë menjëherë pas publikimit të fakteve për jetën luksoze që bën ai dhe familja e tij. I bëjë me dije se ka gabuar adresën politike të cilën mund ta frikësojë. E njoftoj publikisht atë që do ta padisë atë për kërcënim menjëherë pas kësaj seance. Unë fola për jetën luksoze që bëjnë ata”, është shprehur deputetja./InLajmi/