Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në Zllonopoj ka pasur zjarre, përcjell InLajmi.

Ramosaj i ka bërë lutje qytetarëve të Deçanit që të kenë kujdes sepse me shumë mund janë duke u ballafaquar me zjarrin në Zllonopoj.
Tutje i pari i Deçani i ka falënderuar zjarrëfikësit e komunës, që sipas tij për 2 ditë rresht ishin në vijë me zjarrin.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bjeshkatar, ju mundeni edhe të mos jeni të kujdesshëm, por neve po na krijoni situata ku me shumë mund po përballemi me shuarjen e zjarreve.
Fat i madh që fal Zjarrëfikësve-Deçan u menagjua me sukses vënja nën kontroll dhe shuarja e zjarrit në Zllonopoj.
Mirënjohës Zjarrëfikësve-Deçan që për dy ditë rresht ishin në vijën e zjarrit, punëtorëve të parkut dhe të gjithë atyre që ndihmuan.
Bjeshkët tona janë pasuria jonë e pamatshme.
Ju lutem të keni kujdes! /InLajmi/





















