• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Avokatët e Nasim Haradinajt kërkojnë përjashtimin e kryetares së Gjykatës Speciale

J G nga J G
2 August 2021
në Politikë
0 0
0
Avokatët e Nasim Haradinajt kërkojnë përjashtimin e kryetares së Gjykatës Speciale
0
SHPERNDARJE
66
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt besojnë se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenda dhe zëvendësi i saj, gjykatësi Cherles Smith po ia mbajnë anën Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se po e minojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e kësaj gjykate. Kësisoj, ata kanë kërkuar përjashtimin e të dyve.

Në një shkresë të dorëzuar që mban kërkesën spefikie për përjashtim si titull me shkronja të mëdha, avokatët e Haradinajt shruajnë se kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, me disa deklarata e ka minuar gjyqësorin e pavarur dhe të paanshëm.

“Deklaratat e Kryetares Trendafilova në një njoftim konfidencial diplomatik minojnë gjyqësorin e saj të pavarur dhe të paanshëm, vendimmarrjen dhe përfaqësimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe dëmtojnë seriozisht administrimin e drejtësisë para Dhomave të Specializuara ose funksionimin e Dhomave të Specializuara në mënyrën e duhur dhe atë të Kryetares Trendafilova”, thuhet në parashtresë.

Avokatët e nënkryetarit të OVL-së shkruajnë tutje se të drejtat dhe interesat e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit preken ndjeshëm nga prania e kryetares së Gjykatës Speciale, në cilësinë e saj si përfaqësuese si dhe në cilësinë e saj si gjykatëse. Ata besojnë se ka rrezik që kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova të abuzojë me autoritetin e saj duke promovuar dhe favorizuar kauzën e Prokurorisë.

Tutje, aty është kërkuar edhe përjashtimi i nënkryetarit të Gjykatës Speciale, Charles Smith. Për ta mbështetur kërkesën, mbrojtja e Haradinajt ka përdorur, ndër tjerash, edhe deklaratat e ish-kryetarit të kolegjit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

“Në bazë të sjelljes paraprake të nënkryetarit Smith në një zyrë të lartë gjyqësore në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX”), ai dyshohet për abuzim të demonstruar të autoritetit gjyqësor dhe ushtrim të presionit politik që minon vendimmarrjen e tij gjyqësore dhe e rrezikon seriozisht atë duke dëmtuar administrimin e duhur të drejtësisë para Dhomave të Specializuara ose funksionimin e duhur të brendshëm të Dhomave të Specializuara”, thuhet në këtë kërkesë.

“Mbrojtja mbështetet ndër të tjera në një deklaratë të dëshmitarit të gjykatësit Malcolm Simmons, e cila i është bashkangjitur kësaj kërkese. Për më tepër, më 12 korrik 2021, gjykatësi Simmons paraqiti dëshminë e tij në Kuvendin e Kosovës, në Komisioni për Çështjet Parlamentare dhe Legjislative”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.

Çfarë tha kryetarja e Gjykatës Speciale, sipas avokatëve të Nasim Haradinajt?

Mbrojtja e nënkryetarit të OVL-së, thotë se Ekaterina Trendafilova u ankua për avokatët e të akuzuarve dhe se i ka akuzuar ata për vonesën e procedurave paragjyqësore. Gjithashtu thuhet se ngitjen e çështjes së mospranisë së flamurit të Kosovës në Gjykatën Speciale, Trendafilova e ka cilësuar si provokim ndaj gjykatësit të procedurës paraprake.

“Kryetarja u ankua se [REDAKTUAR] numri i avokatëve po e ndërlikon punën e Dhomave të Specializuara, duke nënkuptuar se mbrojtja është në një farë mënyre përgjegjëse për vonesa në procedurë. Lidhur me një pyetje se pse Dhomat e Specializuara nuk e shfaqin flamurin e Kosovës [REDAKTUAR], ose stemën, Kryetarja e quajti këtë një provë dhe provokim të gjykatësit të procedurës paraprake [REDAKTUAR ]”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.

Tutje, thuhet se kryetarja e Speciales kishte thënë se ka nisur një fushatë e orkestruar shpifëse kundër Dhomave të Specializuar.

Kryetarja e Speciales thuhet se ka marrë pjesë në këtë panel konfidencial duke raportuar së bashku me Prokurorin Special.

“Vihet re se deklaratat e bëra nga Prokurori Special u bënë në prani të Kryetares. Asnjë përpjekje nuk u bë nga Kryetarja për t’u distancuar nga pozicioni i avancuar dhe as nuk u bë një përpjekje nga ajo që të ofrojë ndonjë pikëpamje të kundërt. Më tej, thjesht prania e Kryetares në panel me Prokurorin Special ku u diskutuan rastet në vazhdim krijon një situatë të pamundur për Kryetaren që ta marrë çdo vendim administrativ apo gjyqësor në mënyrë të paanshme. Kështu, Kryetarja, përmes akteve të saj dhe lëshimeve, miratoi pozicionin e Prokurorit Special, dhe si rezultat ka minuar rrënjësisht paanësinë dhe pavarësinë e saj”, thuhet në shkresën e avokatëve të Nasim Haradinajt.

Deklaratat e Trendafilovës cilësohen të pabazuara, të padrejta dhe joetike nga avokatët e Nasim Haradinajt. Ata shkruajnë se kjo nuk duhet të tolerohet.

Si përfundim, dy avokatët Cadman dhe Buckley kanë kërkuar që kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova të përjashtohet për t’i kryer rolet e saj, pasi mendojnë se kjo është në interes të drejtësisë, raporton Gazeta Express.

“Për arsyet e parashtruara më lart, me respekt paraqitet se është në interesat e drejtësisë që: a Kryetarja të përjashtohet ose skualifikohet për të përmbushur çdo rol gjyqësor, rol administrativ ose menaxhimin e rastit në rastin në fjalë, duke përfshirë – por jo i kufizuar vetëm në këtë – caktimin e gjykatësve në panele ose marrja e vendimeve në lidhje me përjashtimin”, thuhet në kërkesën e avokatëve.

Tags: AvokatëtEkaterina TrendaGjykata SpecialeNasim Haradinaj
Postimi i mëparshëm

Gjoshi: Sa për Kurtin do të kalonin edhe 100 ditë dhe nuk do të debatonte në Kuvend

Postimi tjetër

Opozita lëshon sallën e Kuvendit

Të ngjajshme Postime

Gashi nga LDK godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë
Politikë

Gashi nga LDK godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë

1 August 2025
Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar
Politikë

Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar

1 August 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Postimi tjetër
Opozita lëshon sallën e Kuvendit

Opozita lëshon sallën e Kuvendit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

1 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu