Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, ka thënë se Albin Kurti e kishte “tranuar” Behgjet Pacollin me disa pyetje që ia kishte bërë për Jusuf Gërvallën e Slobodan Millosheviqin, në vitin 2016, në kohën kur VV ishte afër koalicionit me AKR-në.
Ahmeti, ka thënë se është stil i Kurtit që t’i sqarojë të gjitha gjërat para koalicionit me parti të tjera.
“Albini e ka pyetur për Jusuf Gërvallën që e ka tranuar Behgjet Pacollin. Bile në njëfarë takimi me nja 30 veta thotë kur m’i ka thënë, m’u ka rrotullu krejt dhoma”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, pas takimeve 4-javore të Dardan Sejdiut dhe Visar Ymerit me zyrtarë të AKR-së, çështja e koalicionit pothuajse ishte temë e kryer, por gjërat ishin kthyer mbrapsht pas këtij takimi të Kurtit me Pacollin, përcjell Gazeta Express
“Dardan Sejdiu e ka pasur mandatin me negociu me Ibrahim Kadriun, të ndjerin e AKR-së, me të cilin negociojnë për 4 javë dhe i negociojnë krejt temat. Bien dakord për me ecë përpara edhe e caktojnë një takim me shku Visar Ymeri, Dardan Sejdiu dhe Albin Kurti në shtëpi te Behgjet Pacolli për me e konfirmu. Albini kërkon që me shku gjysmë ore më herët ai vet dhe kur shkojnë këta mandej nuk e çelë temën hiç Behgjet Pacolli, nuk folë kurgjo, në fund ju thotë natën e mirë”, ka rrëfyer Ahmeti.