Ekipi i xhudos do të rikthehet sonte nga Tokyo në Kosovë.
Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë 2 medalje të arta olimpike nga Lojërat në Tokio do të arrijë sonte me vonesë, gjegjësisht aeroplani me të cilin po udhëton ekipi olimpik kosovarë do të aterojë me 35 minuta vonesë, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, fluturimi i cili ishte paraparë të përfundonte në 19:50 do të aterojë në ora 20:25.