Në qytetin e Prizrenit është raportuar për një rrahje mes disa personave në një lokal, përcjell InLajmi.
Nga policia është bërë e ditur se në këtë konflikt fizik janë lënduar 6 persona të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rrahjes dhe rasti vazhdon të mbetet nën hetim.
Postimi i plotë i policisë:
Prizren, 31.07.2021 – 23:55. Është raportuar një rrahje mes disa personave në një lokal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar gjashtë viktima kosovarë, të cilët ishin lënduar. Të lenduarlit kanë pranuar tretman mjekësor, ndersa njëri nga të lënduarit ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm në spitalin rajonal. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/