Në Suharekë, gjegjësisht Zona Industriale në Shirokë është përfshirë sot nga zjarri, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

E lidhur me këtë rast, Muharremaj ka thënë se situata është serioze.
“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar Muharremaj.
Postimi i plotë i tij:
Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë.
Bali Muharremaj./InLajmi/





















