Një numër zjarresh janë ende të ndezura në Turqi, por më shumë se 100 prej tyre janë vënë nën kontroll, sipas zyrtarëve që raportuan të dielën.
Turqia po vazhdon të ballafaqohet me zjarret e shumta që ndodhën gjatë kësaj jave.
Por, Ministri i Pyjeve dhe Bujqësisë, Bekir Pakdemirli, shkroi në Tëitter se 5 zjarre po vazhdonjnë të jenë të ndezura në destinacionet turistike të Antalisë dhe Muglës, por 107 të tjerë kanë arritur të shuhen.
Zjarret në Antali po digjeshin në rrethet Manavgat dhe Gundogmus.
Policia e ndihmuar nga helikopterët dhe zjarrfikësit po luftojnë për të ndalur zjarret në Mugla.
Turistët u evakuan të shtunën nga disa hotele në rrethin e Bodrumit në Mugla, ndërsa një zjarr u përhap poshtë kodrës drejt bregut të detit.
Një valë e nxehtësisë në Evropën jugore, e ushqyer nga ajri i nxehtë nga Afrika, ka çuar zjarre në të gjithë Mesdheun, përfshirë Italinë dhe Greqinë, shkruna Euroneës.
Në Greqi, një zjarr pyjor në lindje të qytetit të tretë më të madh të vendit, Patras detyroi evakuimin e katër fshatrave dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar në një plazh. Në tërësi, autoriteteve u është dashur të luftojnë 56 zjarre në 24 orët e fundit në valën e nxehtësisë dhe erërave të forta, transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat në Greqi dhe vendet e afërta në Evropën Juglindore pritet të ngjiten në 42 gradë celsius të hënën në shumë qytete dhe qyteza.