Në Suharekë, gjegjësisht në Duhël, një person derisa ka kaluar mirë në atmosferën e krijuar në dasmë, ai ka shkaktuar edhe rrezik të përgjithshëm, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh.
Kjo për shkak se ai ka shtënë me armë zjarri në atë aheng.
Policia, tutje ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një AK 47 me 27 fishekë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.65.
Ndryshe, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt
Njoftimi i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Duhël, Suharekë 31.07.2021-15:51. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Nga i dyshuari është konfiskuar një AK 47 me 27 fishekë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.65. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./InLajmi/