Nga PSD, kanë thënë se mosvendosja e reciprocitetit, është vetëm një nga premtimet që Kurti nuk i realizoi.
Ata që importojnë blloka nga Serbia, nga e premtja nuk do ta paguajnë më taksë.

Kjo pasi Ministria e Ekonomisë, shfuqizoi një vendim të vitit 2016, që bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, t’iu heqet taksa prej 2 centësh për një njësi.
Por sipas opozitës në vend, kryeministri aktual, Albin Kurti, ndaj shtetit serb, kishte paralajmëtar krejt diçka tjetër.
Madje gjëja e parë të cilën e paralajmëroi Kurti, ishte vendosja e reciprocitetit me Serbinë.
Por, tani kur kanë kaluar 5 muaj nga marrja e detyrës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
E të zhurmshëm ndaj kësaj, janë treguar nga Partia Socialdemokrate.
Teutë Rrusta nga ky subjekt politik, thotë se ky nuk është premtimi i vetëm, që sipas saj, Kurti nuk e mbajti.
E kjo sipas PSD-së, thonë mund ta penalizojë Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë, nga Lëvizja Fol, thonë se vendosja e një mase të tillë, mund të ndikonte edhe në ecurinë e dialogut.
Ndërkohë të dielën, T7 ka pyetur në Qeverinë e Kosovës, në lidhje me këtë çështje, nuk kanë kthyer një përgjigje.
Ndryshe në prill të vitit 2020, Qeveria Kurti 1 kishte vendosur masën e reciprocitetit me shtetin serb.
Por 2 muaj me vonë, këtë vendim e kishte shfuqizuar kryeministri i kaluar i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e qeverise.





















