Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur ceremoninë e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka thënë se në momentet më të vështira familja Biden ka qenë zëri për popullin e Kosovës.
“Të paktë njerëzit sikur i ndjeri Joseph Robinette “Beau” Biden III (i treti), të cilët e kanë shfaqur aq fuqishëm këtë përkushtim ndaj vendit dhe shërbimit për të”.
“Sundimi i Ligjit, siç e dini, nuk është vetëm temë e rëndësishme për mua, por diçka së cilës ia kam kushtuar gjithë karrierën time profesionale. Kjo është një temë kaq e rëndësishme për mua ngaqë besoj se duhet të jetë synim i yni i përhershëm e t’i përcaktojë veprimet tona, meqë ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë. Unë besoj se sundimi i ligjit është parakushti themelor për suksesin tonë si vend”.
“Zoti President, më lejoni t’jua them juve dhe gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara ‘Kosova është edhe shtëpia juaj’. Flamujt amerikanë do të vazhdojnë të valëviten lart dhe me krenari në të gjithë Republikën e Kosovës, kjo është mënyra jonë për të treguar mirënjohjen tonë për mbështetjen që ju na keni dhënë përmes njerëzve si Beau dhe çdo qytetari tjetër të Shteteve të Bashkuara, që ka kontribuar për sigurinë dhe shtetësinë tonë”.
“Në momente të vështira, familja Biden u ka dhënë dritë popullit tonë”.
Presidentja Osmani i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, për Beaue Biden, djalin e Presidentit të ShBA-së, Joe Biden. /InLajmi/




















