Mbi 12.000 nënshkrime të peticionit do të dorëzohen të hënën, nëse nuk përfillet mund të vendoset në mënyrë vetjake.
Për 23 ditë me radhë u dëgjua kjo thirrje.
E kësaj ftese iu përgjigjën mbi 12 mijë qytetarë.
Të gjithë nga ta, njësoj si organizatori kanë vetëm një qëllim, vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet.
Peticionin dhe kërkesat që kanë fillimisht grupi i tifozëve “Plisat” do ta adresojnë në institucionet shtetërore të hënën.
Nëse nuk e përfillin këtë peticion dhe kërkesat e tyre, këta zotohen që do ta vendosin vetë shtatoren.
Megjithatë për ta vendosur shtatoren e komandantit legjendar në kryeqytet nevojiten edhe disa procedura të tjera.
Nga Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kanë treguar që kjo iniciativë do të duhej të ishte shtetërore e jo vetjake.
Zogaj thotë që megjithatë e përkrahin iniciativën HJU e grupit “Plisat”, ndërsa tregon se kush është fajtori për mungesën e kësaj shtatore në Prishtinë, raporton T7.
Premtime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet kanë dhënë edhe kandidatët për kryetar të kësaj komunë, nga AAK dhe nga partia Fjala.