Gjon Muharremaj, këngëtari nga Kosova, por i njohur në mbarë botën, me zërin e tij të veçantë, e sidomos me sukseset që i arriti në Eurovision këtë vit, ku zuri vendin e 2, në përfaqësimin e Zvicrës, së shpejti do të mbajë një koncert në Kosovë, gjegjësisht në Suharekë, përcjell InLajmi.
Lajmin për këtë e bëri, vetë Gjoni, përmes një video të cilën e postoi së bashku me mbishkrim, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
“Nga një koncert fantastik sonte në Shkodër, siç e tha Gjoni, të Shtunën(07.08.2021), e ardhshme në Suharekë”, ka shkruar Muharremaj
Postimi i plotë i tij:
Nga një koncert fantastik sonte në Shkodër, siç e tha Gjoni, të Shtunën(07.08.2021), e ardhshme në Suharekë 😉/InLajmi/