Në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Malishevë-Arllat, gjegjësisht në fshatin Tërpezë ka mbetur i vdekur një person i moshës 74 vjeçare, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Policia rreth orës 07:14 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, në fshatin Terpezë. Në aksident janë përfshirë 2 vetura”.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësi policore të trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe emergjenca mjekësore. Mjeku në vendngjarje e ka konstatuar vdekjen e një personi rreth 74 vjeçar dhe 2 persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi./InLajmi/